Tensionet në Veri/ Haziri: Shkak i sulmeve është Beogradi, Kurti nuk u dakordësua me ndërkombëtarët

schedule16:21 - 1 Qershor, 2023

schedule 16:21 - 1 Qershor, 2023

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri deklaroi se shkak për sulmet në veri të Kosovës, është Beogradi.

Në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Haziri u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk u dakordësua me ndërkombëtarët, në lidhje me ushtirmin e detyrës së 4 kryetarëve të rinj në komunat veriore me shumicë serbe.

“Është kriza e shtatë që është prodhuar në mandatin e kryeministrit Kurti dhe përderisa në faza të ndryshme dhe në situata të tjera, deri tani kemi pasur një reagim me zë më të ulët, tanimë kjo krizë e së premtes së fundit që eskaloi me protesta dhe dhunë, ku duhet të themi që burim ka Beogradin, reagimi i partnerëve ndërkombëtarë karshi qeverisë dhe zotit Kurti. Tendenca që me çdo kusht të fillojë ushtrimi i detyrave nga ndërtesa e kryetarëve të komunave, ishte e pritur nga ana e Prishtinës zyrtare, nse ka pasur një dakordësi. Por për befasi, nuk ka pasur”, theksoi ai.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Më 29 maj, nga përleshjet midis protestuesve serbë që kundërshtojnë kryetarët dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan – 30 ushtarë mbetën të plagosur, ashtu si edhe dhjetëra protestues./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!