Paralajmërimi amerikan për Kosovën, Escobar: Do ketë një krizë edhe më të madhe

schedule09:38 - 10 Korrik, 2023

schedule 09:38 - 10 Korrik, 2023

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar paralajmëroi pasoja të mëdha në rast se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk kontribuojnë për shtensionimin e situatës. Në një intervistë për mediat kroate, zyrtari i lartë i Uashingtonit kërkoi rikthimin ë dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Ohër.

“Nëse këto dy palë nuk e pranojnë planin për qetësimin e konfliktit nga BE-ja, mund të ketë një krizë edhe më të madhe. Duhet të jem shumë i qartë, ky nuk është një proces evropian. Në Ohër bëhej fjalë për një marrëveshje normalizimi për të krijuar kushte paqësore mes dy fqinjëve armiqësorë sipas rregullave evropiane. Jo vetëm që normalizuan marrëdhëniet e tyre, por u harmonizuan edhe me BE-në. Duhet t’i rikthehemi kësaj.”

 Escobar nënvizoi se zgjedhjet në veri dhe krijimi i asociacionit ne komunat me shumicë serbe mbeten prioritet.

“Na duhen zgjedhje të reja me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve. Ne kemi nevojë edhe për një afat kohor që pala serbe ta zbatojë pjesën e saj dhe një draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Bëhet fjalë për barazi, barazi dhe përfitime për të dyja palët.”

 I dërguari i shba-së u shpreh se ka parë një gatishmëri më të madhe nga Beogradi se sa nga prishtina për të ndihmuar në nmormalizimin e marrëdhenieve.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!