Një zjarr i madh ka përfshirë një depo nafte në Voronezh, një nga dy qytetet ku luftëtarët e Wagner besohet se kanë kapur objektet kryesore ushtarake.
Guvernatori i rajonit, Alexander Gusev, në një reagim të tijin ka theksuar se për shuarjen e tij po punonin 100 zjarrfikës.
Another video from the burning oil depot near #Voronezh https://t.co/CRU3vkC458 pic.twitter.com/oV0UOuvOvl
— NEXTA (@nexta_tv) June 24, 2023
Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një kolonë masive tymi të zi që ngrihet nga vendi. Ndërkohë akoma nuk ka asnjë konfirmim në lidhje me këto video. Voronezh është në mes të Rostov-on-Don, të cilin Wagner pretendon se e ka kapur dhe kryeqytetit Moskë./abcnews.al