Në ditët e para në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump ka firmosur një numër të lartë urdhrash ekzekutivë, gjë e cila ishte e paralajmëruar edhe më herët.
I ftuar në “News Line” në ABC News, pedagogu Emilio Çika foli për rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ndikimin që pritet të ketë të Ballkani Perëndimor.
“Presidenca e re ka sfida që janë do të thoja se janë më të rëndësishme se rajoni në të cilën jemi. Përpara se të merrte presidencën zyrtarisht, pati një zgjidhje në konfliktit apo vendosjen e kushteve të armëpushimit. Dhe tjetra një ndër tematikat kryesore është Ukrainë. Marrëveshja që do kryhet mes Rusisë, mendohet se do të jetë më e gjerë dhe do të përfshijë zgjidhjen e situatës në Ukrainë. Pritet të ndërtohet një arkitekturë e re sigurie…por këto do të duken në vazhdimësi nëpërmjet marrëdhënieve që do të kenë SHBA me Rusinë dhe Kinën. Në lidhje me rajonin tonë apo Shqipërinë, do thoja se mënyra se si e shohin SHBA-të ka të bëjë me aspektin e sigurisë në radhë të parë. Shqipëria ka një marrëveshje me SHBA si partner strategjik, pra këtu do bazohej do thoja marrëdhënia me Shqipërinë. Ndërsa për rajonin, deri tani i ishte lënë BE, por uroj dhe shpresoj të ketë një ndërhyrje më të fortë dhe të jetë me prezentë në presionin mes Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje”, u shpreh ai.
/abcnews.al/