Ankaraja ka njoftuar sot për nisjen e raundit të katërt të bisedimeve për masat që duhen marrë për ndërtimin e besimit mes zyrtarëve ushtarakë grekë dhe turq në 26-27 maj.
Lajmin e bëri të ditur ministria e Mbrojtjes në Turqi, në një njoftim për shtyp të martën. Takimi do të mbahet virtualisht, për shkak të pandemisë.
Bisedimet kanë nisur në vitin 2002 por u ndërprenë më pas në vitin 2016. Negociatat rinisën në Janar 2021 mes presionit nga BE dhe Gjermania në veçanti, për të zbutur tensionet e përshkallëzuara në Mesdheun lindor.
Kurse, raundi i tretë u mbajt në Athinë, në shkurt 2020. /abcnews.al/