Tensionet në Lindjen e Mesme, rriten çmimet e naftës dhe arit pas agresionit në Izrael

schedule08:15 - 9 Tetor, 2023

schedule 08:15 - 9 Tetor, 2023

Dhuna që shpërtheu këtë fundjavë në Izrael ka ndikuar edhe në bursën botërore, teksa zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme po ndiqen nga afër.

Persona të armatosur nga grupi palestinez Hamas hynë në Izrael në një sulm të paprecedentë të shtunën, ndërsa vendet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, dënuan sulmin dhe premtuan mbështetje për Izraelin.

Rritja e rrezikut gjeopolitik ka sjellë blerje në masë të arit dhe dollarit amerikan, por edhe të naftës, prodhimi i së cilës u vu në dyshim pas nisjes së tensioneve në rajon.

“Ky është një shembull i mirë se pse njerëzit kanë nevojë për arin në raste të tilla. Është një mbrojtje e përsosur kundër trazirave ndërkombëtare,” tha Peter Cardillo, kryeekonomist në Spartan Capital Securities.

“Sa herë që ka trazira ndërkombëtare, dollari forcohet,” tha ai.

Çmimi i naftës u rrit më shumë se 4 dollarë për fuçi me hapjen e tregut në Azi para disa orësh, ndërsa ende nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Arabia Saudite, si një nga prodhuesit kryesorë, lidhur me konfliktin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!