“Teatër kukullash”. Kështu e cilësoi kreu i Grupit Parlamentar të PS-së atë që ndodhi pak më parë para hyrjes së Kuvendit, ku deputetët e përjashtuar opozitarë tentuan të futeshin brenda, duke u përplasur me gardën. Çuçi tha se nëse deputetët vazhdojnë kështu, do të kërkojnë përjashtimin e tyre.
Besoj se e kam pasur të qartë që përballë rregullit nuk do na ndalë asgjë sepse jemi mandatuar nga shqiptarët që të bëjmë një jetë parlamentare normale. Nëse do të vazhdojnë kështu, ne do të vazhdojmë me kërkesat tona për të përjashtuar këto që prish seancat apo mbledhjet e rëndësishme të komisionit.
Askush nga deputetët e papërjashtuar nuk është ndaluar dhe nuk u ndalua as sot. Ky teatër që merr kolegët e përjashtuar, për t’i futur me zor, është teatër kukullash.”, theksoi Çuçi pas mbylljes së seancës plenare./abcnews.al