Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh të qartë presidentit Turk Rexhep Erdogan, lidhur me tensionet e fudnit mes dy vendeve në Egje.
Në një intervistë për rrjetin amerikan CNN, Mitsotakis theksoi se Greqia do të mbrojë sovranitetin e saj territorial, por dëshiron të vazhdojë bisedimet me palën turke.
Ai e quajti të papërgjegjshme, në kohën e caktuar, të kënaqesh me iluzionet nacionaliste duke u fokusuar në nevojën për stabilitet në Mesdheun Lindor.
“Ne po përballemi me një krizë gjeopolitike pas pushtimit rus, gjëja e fundit që na duhet është një burim destabiliteti në Evropën Juglindore. E drejta ndërkombëtare është vetëm një mjet. Greqia është sjellë gjithmonë me përgjegjësi. Ne kemi parë sfida serioze në muajt e fundit. Është më mirë që Erdogan të merret me ekonominë turke, sesa të ringjallë fantazitë neo-otomane”, theksoi kryeministri grek.
Mitsotakis shtoi se politika e jashtme nuk duhet të përdoret për të nxitur ndjenjën kombëtare.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur sovranitetin tonë”, shtoi ai. /abcnews.al