Avokat Spartak Ngjela, ka qenë i ftuar në një lidhje Skype në emisionin “Lufta dhe Paqja” të gazetarit, Artur Zheji në ABC News, ku komentoi ngjarjen e fundit që u regjistrua në Detin e Zi, ku një dron amerikan u godit avionët rusë.
Ngjela shprehet se nuk mund të nisë një konflikt mes SHBA dhe Rusisë, sepse sipas tij diferencat ushtarake janë shumë të mëdha.
Në lidhje me shqiptarët dhe marrëdhënien me SHBA, Ngjela është shprehur se nuk ka shqiptarë anti-amerikan.
Pjesë nga biseda në studio:
Ngjela: Palmerson ka thënë se politika është interes. Pyetje bëhet kështu, cili është interes shqiptar dhe ai amerikan.
Interesin shqiptar e treguam, interesi amerikan me aq sa di unë është se nëse SHBA nuk kanë aleancë të plotë me botën shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, e kanë të vështirë luftën me Rusinë.
Mos harroni se edhe austro-hungaria na formoi si shtet kundër Rusisë. Shqiptarët janë autoktonë, tjerët janë të ardhur.
Në luftërat kastriotiane ka qenë 4 milion shqiptarë me Ballkanin Perëndimor dhe 4 milion anglezë. Sot janë 48 milion anglezë dhe 6 ose 7 shqiptarë në Ballkanin Perëndimor. 7 milionshi që ka shpëtuar është nga popujt me rezistencë, por me një aleancë të madhe dhe me luftëtarë të mëdhenj që erdhën deri në Luftën e Dytë Botërore.
Zheji: Të jesh anti-amerikan për një shqiptar, cfarë do të thotë?
Ngjela: Nuk ka në botën shqiptare, shqiptarë anti-amerikan nuk ka. Anti-amerikanët në Kosovë nuk janë shqiptarë dhe dihet se çfarë janë.
Anti-amerikanët që janë në Shqipëri, nuk janë autoktonë, por janë të ardhur.
Zheji: Përshkallëzimi po merr drejtime të panjohura, pozicionimi i shqiptarëve?
Ngjela: Konflikti amerikano-ruse nuk mund të ndodhë. Diferenca re fuqive është shumë e madhe. Lufta fillon kur palët janë të barabartë nga forca ushtarake.
SHBA ka mbi 20 flota në bota, sa flota ka Rusia, vetëm 1. r.t/abcnews.al

