Tensionet Kosovë-Serbi/ Ekspertët të shqetësuar: Po dëmtohet klima e biznesit, palët të veprojnë me maturi

schedule14:38 - 15 Qershor, 2023

schedule 14:38 - 15 Qershor, 2023

KOSOVË– Kriza në veri dhe përplasjet e kryeministrit Albin Kurtit me partnerët perëndimorë ka dhënë ndikimet e para edhe në fushën e ekonomisë. Kompanitë amerikane, që operojnë në Kosovë kanë filluar të ndjejnë shqetësimet dhe këtë e thonë edhe ekspertët e fushës.

Arian Zeka, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, thotë se shqetësimet e kompanive lidhen kryesisht me rrezikimin e reputacionit, për shkak edhe të lajmeve që vijnë nga Kosova. Ai u shpreh në “Sheshi i Dollarit” në ABC News se, qeveria Kurti nuk po i koordinon veprimet me partnerët ndërkombëtarë dhe kjo sigurisht që ka një kosto financiare të fryrë dhe goditëse për ekonominë e vendit.

“Po flasin për kompanitë amerikane, që kanë edhe zyrat në Kosovë. Klientët e tyre janë në masë të madhe në lidhje me atë se çfarë po ndodh në Kosovë. Duke që qeveria se ka pasur fare ne konsideratë dhe vazhdimi i kësaj krize në veri, natyrisht na bën dëm edhe më të madh. Shqetësimet kryesore lidhen me rrezikimi të reputacionit. Lajm të tilla që burojnë nga Kosova japin perceptime jo të mira. Vendin i është bërë një dëm shumë i madh sa i takon reputacionit. Tregjet mund të mbesin pa mallra. Nuk po bashkërendohen veprimet dhe po dëmtohen raportet ekonomike për partnerët ndërkombëtare. Po, bëhet fjalë për mallra që vijnë në mënyrë direkte nga Serbia, por këto fabrika janë nga investitorë të huaja”, tha ai.

Sipas tij, në këto rrethana, qeveria e Kosovës duhet të ketë parasysh faktin se tensione të tilla dëmtojnë klimën e biznesit.

“Pa e kontestuar faktin nëse Kosova ka ose jo të drejtë që ta shtrijë sovranitetin në të gjithë territorin, duhet të koordinojnë me partnerët ndërkombëtarë me ata që kanë ndihmuar Kosovën para dhe pas shpalljes së pavarësisë. Kërkohet një maturim më i madh, por në të njëjtën kohë duhet që qeveria të ketë parasysh që kjo situatë aktuale ka ndikim në biznesin në përgjithësi”, tha ai.

Kryetarja e Dhomës së Tregtisë së Kosovës, Zana Beqiri, ka komentuar vendimin e qeverisë, e cila vendosi të ndalojë kamionët e mallrave që vijnë nga Serbia. Ajo shtoi se këto masa dëmtojnë drejtpërdrejt prodhuesit vendorë, pasi në një pjesë të madhe e lëndës së parë prodhuese vjen nga Serbia. Zonja Beqiri tha se duhet me urgjencë të dilet nga kjo situatë, pasi tensionet po shkatërrojnë ekonominë dhe veprimtarinë e bizneseve.

“Bizneset vendase janë të shqetësuara për arsye se lënda e parë në masë të madhe vjen nga Serbia. Prodhuesit tonë automatikisht ndikohen në çfarëdo konflikti të jenë në rajon, Ne e shohim të arsyeshme që situata të depërshkallëzim dhe të vijojmë me situatën normale. Reagimi ynë, duhet të shetnsionohet situata sa më parë, sepse po e pësojë prodhuesit vendorë. Siguria duhet të jetë primare për një klimë biznesi. Kosova dhe bizneset e dinë se i kanë parasysh tregjet e tjera, siç është Shqipëria. Qeveria të konsultohet me aktorët e bizneseve dhe me aktorët e  sigurisë dhe të dalin me një plan të qartë për tejkalimin e kësaj situate”, theksoi ajo./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!