Tensionet Haradinaj-Kurti, deputeti Haliti: Akuzat ndaj kryeministrit të Kosovës janë të rënda

schedule22:28 - 20 Qershor, 2024

schedule 22:28 - 20 Qershor, 2024

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë akuza ndaj kryeministrit, Albin Kurti, duke thënë se ka partneritet me kriminelin, Milan Radoiçiç. Haradinaj ka pyetur Kurtin pse është gjetur mbuluar me batanije në makinë me agjentë serb.

Xhavit Haliti, deputet i PDK-së, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli pikërisht për këtë çështje, ku tha se akuzat ndaj Kurtit janë të rënda.

Kanë filluar të dalin akuza të ndryshme, është edhe një emisionin që e akuzon akademikët e Kosovës që kanë qenë agjentë. Akuzon me emra të përveçëm dhe nëse shohim funksionet e tij, nga konstatimet e mia, më rezulton që agjentët, ose informatorët, janë me shifra në analitikë dhe jo me emra dhe mbiemra. Tjetër gjë është sa informata ka. Ajo që po ndodh tani me kryetarin e grupit parlamentar të AAK, rrite tensionet politike kundër Albin Kurti. Kurti akuzohet dhe kjo akuzë qarkullon sa herë që…  pas përfundimit të luftës kemi kërkuar që të lirohen gjithë të burgosurit që janë në Serbi, e veçojnë Kurtin se është liruar përmes një dekreti. Akuza është shumë e rëndë. .

Katër shtyllat janë fitores së luftës. Njëra është Shqipëria, diaspora, luftëtarët me armë në dorë dhe politika e UCK-së, si dhe NATO. Ky është suksesi ynë i përbashkët që fituam lirinë, e humbëm, i humbën do thoja. Për shkak të përçarjeve dhe veprimeve të pamatura të segmenteve të caktuara që kanë vepruar në emër të UCK, edhe kur UCK ka qenë e shpërndarë. Beogradi vazhdon me dezinformata, vazhdon të këtë instrumentet e veta në Kosovë. Një pjesë e madhe qoftë nga frika, shantazhi, ligësia vazhdojnë të punojnë për ta.”, u shpreh ai.

/abcnews.al