Tensionet Armeni-Ajzerbaxhan, Rusia fajëson BE-në për nxitjen e një “konflikti gjeopolitik”

schedule10:05 - 27 Janar, 2023

schedule 10:05 - 27 Janar, 2023

Rusia ka akuzuar Bashkimin Europian për nxitjen e “konflikti gjeopolitik”, duke dërguar në mision civil për të monitoruar kufirin e paqëndrueshëm midis Armenisë dhe Ajzerbazhanit, një zonë që Moska e konsideron si pjesë të saj.

Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë tha se BE-ja po mbështet SHBA-në dhe NATO-n dhe po udhëheq një politikë konfrontimi në hapësirën post-sovjetike”. Një mision europian në Armeni do të shkaktonte konflikt gjeopolitik në rajon dhe do të përkeqësonte kontradiktat ekzistuese atje.

Moska ka reaguar ndaj një sërë nismash të fundit europiane për konfliktin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, duke përfshirë njoftimin nga BE për krijimin e një misioni civil dyvjeçar për të ndihmuar në monitorimin e kufirit të paqëndrueshëm midis dy ish-rivalëve rivalë.

Që prej vitit 1990 Rusia ka qenë ndërmjetëse e konfliktit Armeni-Ajzerbaxhan, por që pas luftës në vitin 2020 vendosi një mision paqeruajtës në Nagorny Karabakh, një territor për të cilin Baku dhe Jerevani po luftojnë.

Kombet europiane kanë bërë përpjekjet e tyre për të ndërmjetësuar midis Armenisë dhe Azerbajxhanit prej muajsh. Megjithatë, misioni që do të vendosë BE-ja nuk ka marrë miratimin nga pala Azerbajxhane.

Nga ana tjetër SHBA, ka dhënë mbështetjen e saj ndaj misionit të ndërmjetësimit nga BE. Në këto kushte sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken i kërkoi Azerbajxhanit të heqë bllokadën e Nagorno-Karabakut.

Për më shumë se një muaj, azerbajxhanët kanë protestuar kundër minave të paligjshme dhe kanë bllokuar një rrugë vendimtare që lidh Armeninë me Nagorno Karabakun.

Për shkak të këtij bllokimi, zona, e cila ka rreth 120 mijë banorë, po përballet me ndërprerje të energjisë dhe internetit, si dhe me probleme me ngrohjen dhe aksesin në ushqim dhe ilaçe.

/abcnews.al