Avionët luftarakë turq fluturuan mbi dy ishuj grekë në Egje në të njëjtën kohë mëngjesin e së martës.
Konkretisht, dy F-16 turke , të cilët hynë pa leje në radarët e Athinës, shkelën hapësirën ajrore kombëtare dhe fluturuan në orën 10:57 mbi Oinousses dhe Panagia .
Fluturimi i F-16 turk në Oinousses u zhvillua në lartësinë 19.500 këmbë , ndërsa ai në Panagia, shumë më i ulët, në 1.500 këmbë. /abcnews.al/