Tension mes trajnerit Lampard dhe drejtuesve të Chelsea, zbulohet shkaku

schedule13:59 - 4 Shkurt, 2020

schedule 13:59 - 4 Shkurt, 2020

Chelsea barazoi ndeshjen e fundit në kampionat. Ekipi i Frank Lampard iu fal dy golave të mbrojtësit Rudiger për të marrë një pikë në fushën e Leicester City, duel në të cilin ra në sy ndryshimi në portë. Trajneri i “Bluve të Londrës” uli në stol Kepa Arrizabalaga dhe aktivizoi si titullar “veteranin” Caballero.

Lampard është totalisht i pakënaqur nga paraqitjet e portierit spanjoll, për të cilin Chelsea pagoi 80 milion euro verën e vitit 2018 tek Athletic Bilbao. The Mirror raporton se ish-mesfushori i famshëm i ka kërkuar drejtuesve të klubit largimin e 25-vjeçarit spanjoll. Kjo gjë kundërshtohet me forcë, pasi klubi londinez do të humbiste financiarisht dhe nuk e pranon ende dështimin.

Kjo situatë ka sjellë tensionimin e raporteve mes Lampard dhe Marina Granovskaia, drejtoreshës sportive. Trajneri dëshiron si portier të Nick Pope të Burnleyt, ndërsa pëlqehen shumë edhe De Gea i Manchester United dhe Donnarumma i Milanit. /abcnews.al

 

Kepa Arrizabalaga

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!