Tension dhe pesë kartonë të kuq, Teuta ia kalon krizën Partizanit

schedule15:01 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 15:01 - 18 Dhjetor, 2019

Partizani në krizë rezultatesh, pasi sot ka pësuar humbjen e tretë radhazi dhe sheh Kukësin të shkëputet në krye me pesë pikë diferencën. Të kuqtë u mposhtën nga Teuta me rezultatin minimal 1-0 dhe vendimtar ishte Sherif Kallaku, i cili shënoi në fundin e pjesës së parë me penallti.

Një ndeshje që pati tension të madh, pasi u nxorën pesë kartonë të kuq. Beqja e Cordeiro u kapën mes tyre në fushë, ndërkohë që në fushë hynë edhe Deian Boldor e Amer Duka, të cilët gjithahstu u ndëshkuan. Në fund të ndeshjes në fushë pati një të verdhë të dytë edhe për Shkallën, duke e çuar në pesë numrin e kartonëve të kuq.

Renditja e Kategorisë Superiore

Përballja Teuta-Partizani pati shumë raste, nga të dyja krahët. Gjithsesi u shënua vetëm një gol. Të kuqtë kanë pretendime për një penallti në pjesën e parë, për një ndërhyrje të Beqja ndaj Çinarit, ndërkohë që në fund u shënua edhe një gol që u konsiderua i parregullt.

Brown, pranë vijës fatale, devijoi në rrjetë një top të gjuajtur me kokë nga Belica dhe pati flamur të ngritur. Xhamajkani duhet të mos e prekte topin, pasi po shkonte në rrjetë dhe Partizani kishte mundësinë të shmangte humbjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!