Tenori shqiptar, Agim Hushi konsiderohet si një ndër zërat më të rrallë që ushtron aktivitetin e tij nëpër botë. Hushi, i cili jeton prej vitesh në Australi, ka arritur ta mbajë lart me krenari emrin e tij shqiptar. Duke u kthyer pas në kohë, ai rrëfeu se studimet e larta i ka kryer për gjuhë dhe letërsi.
Por më pas, i vetëdijshëm për talentin që kishte në muzikë, iu përkushtua këtij pasioni. Tenori i famshëm tregoi gjithashtu se është ndër të vetmit në historinë e TKOB-së që është emëruar solist përkrah emrave më të mëdhenj të vokalit shqiptar pa pasur nevojë për asnjë ditë edukim muzikor.
“Unë kam mbaruar studimet për letërsi pastaj u ktheva për kanto. Kisha frikë të konkurroja në atë kohë në kanto. E ndjeja veten se kisha vocal të fuqishëm sepse dëgjoja Italia Sera. Unë vazhdoja nga pasioni, i dëgjova dhe i imitoja dhe arrita të isha autodidakt.
Kur erdhi puna e shkollimit, mendova një shkollë të garantuar sepse nuk doja të shkoja ushtar dhe prandaj studiova për gjuhë letërsi.” tha ai duke shtuar: “Unë jam futur në Teatrin e Operas pa asnjë ditë arsimi muzikor. Unë kam kënduar me Gaqo Çakon, Avni Mulën pa asnjë ditë arsim muzikor.
Jam shumë mirënjohës për këtë. Pasi më dëgjuan thashë çfarë është ky zë, si ka mundësi?”, tha ai. Kur u pyet nga gazetari Enkel Demi për miqësinë me presidentin e Singaporit, ai tregoi një detaj interesant. “Ata më ftuan një herë për darkë dhe gruaja e tij nuk pranoi të gatuante eskorta.
Tha ‘do të gatuaj unë’ dhe më ulen në krye të vendit. Presidenti u ul anash meje.”, tha tenori. /abcnews.al