Tenisti serb Djokovic fiton betejën në gjykatë, do të qëndrojë në Australi

schedule08:06 - 10 Janar, 2022

schedule 08:06 - 10 Janar, 2022

Novak Djokovic, ylli serb i tenisit fitoi një betejë të përkohshme në gjykatë për t’i shpëtuar depërtimit nga Australia. Gjykatësi i çështjes urdhëroi qeverinë e vendit që ta lirojë dhe që t’i rikthehet viza e anuluar pasi nuk ishte vaksinuar për Covid-19.

Vendimi, që miraton një marrëveshje midis dy palëve, vjen pesë ditë pasi Djokovic u ndalua në aeroport pas mbërritjes në një fluturim nga Dubai. Vendimi, sipas New York Times, nuk garanton se ai do të jetë në gjendje të luajë në Australian Open,  ku ka dalë fitues për nëntë herë radhazi.

Në gjykatë të hënën, qeveria paralajmëroi se mund t’i revokojë vizën për herë të dytë edhe pas vendimit të gjykatës. Arsyetimi për vendimin aktual bazohet në faktin se qeveria pranoi se nuk i dha tenistit serb kohë të mjaftueshme për ta informuar për mundësinë e anulimit të vizës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!