Tenderi i uniformave, lirohet nga burgu ish-drejtoresha e Ministrisë së Brendshme

schedule09:58 - 10 Mars, 2022

schedule 09:58 - 10 Mars, 2022

Është liruar nga burgu, Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Ministrisë së Brendshme. Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari u dënua me një vit burg.

Naqellari u arrestua së bashku me zyrtarë të tjerë të ministrisë së Brendshme, të akuzuar për tenderin korruptiv të uniformave të Policisë së Shtetit.

Nëntë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u akuzuan nga SPAK për shkelje te barazisë në tender,  për shkelje të rënda në tenderin prej 2.8 miliardë lekë. /abcnews.al