Në kuadër të operacionit “Tempulli” ka rënë në pranga një 36-vjeçar, Robert Kure, pasi shiste dhe shpërndante lëndë narkotike, në doza, afër shkollave dhe në zona të tjera në qytet.
Sakaq Shërbimet e Policisë në kontrollet që kanë ushtruar në lagjen nr. 17, Korçë, në një pikë grumbullimi skrapi të cilën 36-vjeçari e kishte në përdorim, ku gjetën një sasi municioni luftarak, 2 vazo qelqi me sasi të dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa qese plastike me 2.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe një tjetër sasi municioni luftarak, e cila u sekuestrua, së bashku me provat e tjera materiale./abcnews.al/