“Tempulli”/ Shiste kanabis në zona të ndryshme të Shkodrës, pranga 29-vjeçarit. Çfarë iu gjet në banesë

schedule09:43 - 24 Nëntor, 2023

schedule 09:43 - 24 Nëntor, 2023

Një 29-vjeçar është arrestuar në Shkodër në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.

Françesk Malaj shiste doza kanabisi në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës, teksa u kap nga forca e policisë në lagjen “Dergut”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe qese faramaceutike për paketimin e tyre.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e 29-vjeçarit.

Operacioni për kapjen dhe arrestimin e tij u kruer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!