Vendi ynë mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjatë gjithë 24-orëshit. Kjo situate meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore përgjatë kufirit Lindor, më të dukshme në zonat verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë, sipas MeteoAlb
Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 35 – 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.
Republika e Kosovës
Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës duke rrezikuar mini-stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu, herë pas here të shoqëruar me erë të fortë dhe shkarkesa elektrike. Orët e vona të pasdites përmirësojnë sërish kushtet e motit.
Maqedonia e Veriut
Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë paradites dhe mbrëmjes. Por mesdita dhe pasditja rrezikohen nga shira në pjesën më të madhe të MV por shirat do të jenë të përkohshëm. Parashikohet që gjatë natës kthjellimet të jenë sërish prezente pothuajse në të gjithë MV.
Rajoni dhe Europa
Kontinentit Europian; në pjesën më të madhe të tij paraqitet me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu dhe breshëri, më të theksuara në Europën qendrore kjo si pasojë e temperaturave të larta. Ndërsa Brigjet perëndimore të Europës, Gadishulli Iberik si edhe pjesërisht Ballkani do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë./abcnews.al/