Temperaturat të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

schedule07:05 - 19 Maj, 2022

schedule 07:05 - 19 Maj, 2022

Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, më të theksuara në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa bëhen më të dukshme vranësirat në zonat lindore por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mesdita nuk sjell ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 28°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet det dallgëzim deri në 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli skandinav si edhe vendet e Europës Lindore do të jenë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke sjellë vranësira dhe shira. Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten me vranësira, rrebeshe shiu si edhe stuhi breshëri ndërsa; e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

Republika e Kosovës

Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm për gjatë gjithë 24_orëshit, duke sjellë në orët e para të ditës kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash. Orët e mesditës mbizotërohen nga kthjellime, pasi sërisht në mbrëmje pritet të theksohen vranësirat në një pjesë të mirë të vendit.

Maqedonia e Veriut

Pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike duke bërë që orët e para ditës të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të pakta në të gjithë MV. Ndërsa orët vijuese sjellin vranësira më të dukshme në territorin e MV, por nuk priten reshje.

/abcnews.al/