Temperaturat e larta, kanë rritur numrin e rasteve që kërkojnë ndihmë në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT. Sipas mjekes Albana Koçiaj, në 24 orë, nurmi i pacientëve shkon deri në 350. Ndërsa numri më i lartë i vizitave shënohet gjatë orëve të mbrëmjes.
“Pavarësisht temperaturave të larta, dhe pse njerzit janë me pushime, fluksi vazhdon të jetë 300-350 në 24 orë. Ka më shumë raste në orët e pasdite dhe të mbrëmjes..”
Të moshuarit dhe të sëmurët kronik përbëjn numrin më të lartë të rasteve në këtë të nxehtë. Sa i takon simptoma, qytetarët paraqiten me dhimbje koke, apo dehidrim, nga mungesa e lëngjëve.
“Sigurisht që kemi një fluks të shtuar tek pacientët me sëmundje kronike, mosha e tretë përjeton ndryshimin e temperaturave. Ankesat që kanë jane dhimbje koke, marrje mendsh, të vjella, dhimbje muskulare, dehidrime.”
Në këto kushte, mjekët japin këshilla për përballimin e të nxehtit, ndërsa theksin e vendosin në shmangien e pikut, dhe në konsumimin e sa më shumë lëngjëve.
“Të pijnë ujë, mos të lëvizin në pikun e vapës, të shmangin pikun, të veshin rroba pambulu dhe të bardha.”
Teksa jemi në pikun e sezonit veror, deri më tani nuk kemi të raportuar raste të rënda apo humbje jete nga i nxehti, e megjithatë mjekët kërkojn të jemi vigjilentë./abcnews.al