Temperaturat, Greqia shpall emergjencën: Zonat ku termometri shkon 41 gradë celsius nga nesër

schedule12:17 - 17 Gusht, 2022

schedule 12:17 - 17 Gusht, 2022

Autoritetet greke kanë shpallur gjendjen e emergjencës në të gjithë vendin për tre ditët e ardhshme për shkak të temperaturave të larta që priten. Mediat raportojnë se Greqia do të pushtohet nga temperatura ekstreme duke filluar nga dita e nesërme deri të shtunën.

Pritet që temperaturat të arrijnë deri në 41 gradë Celsius, gjë e cila sipas autoriteteve mund të shkaktojë probleme shëndetësore për një kategori qytetarësh, siç janë të moshuarit.

Rritja e temperaturës do të nisë nesër të enjten nga perëndimi dhe do të vazhdojë të premten. Të shtunën temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë në Greqinë perëndimore dhe veriore, por do të mbeten të larta në të gjitha rajonet e tjera. Vlera maksimale parashikohet të arrijë në 40 deri në 41 gradë në kontinent dhe 37 gradë Celsius në ishuj”, raporton Shërbimi Kombëtar Meterologjik në Greqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!