Temperaturat e larta shtojnë virozat/ Fluks fëmijësh në Pediatri

schedule20:37 - 11 Qershor, 2018

schedule 20:37 - 11 Qershor, 2018

Rritet numri i fëmijëve të prekur nga virozat dhe infeksionet respiratore si pasojë e temperaturave të larta.

Drejtorja e Qendrës Shëndetësore, Nr.3 në Tiranë, Bruna Shiroka, thotë se ditët e fundit është vënë re një shtim i vizitave por nuk janë shënuar raste të rënda. Kryesisht kohëzgjatja e simptomave është 4-5 ditë .

Bruna Shiroka, drejtore Qendra Shëndetësore Nr.3: “Stina e verës ka për shkak edhe të temperaturave të larta shënon një rritje të numrit të rasteve të viroza të tipit enteroviroza më të shprehura te fëmijët e vegjël. Të shoqëruara me diare, të vjell por edhe temperaturë të lartë”.

Një problem që ajo ngre, është mënjanimi që prindërit i bëjnë mjekut të failjes dhe i drejtohen menjehere urgjencës së pediatrisë. Madje kërkojnë me ngulm që fëmijëve tu injektojne serume. Sipas Shirokës kjo është e gabuar për një virozë të thjeshtë.

“Për fat të keq prindërit i drejtohen spitalit. Por në një kohë të shkuërt ata nuk kanë çfarë ti bëjnë fëmijës, ndaj e vetmja gjë që do bëjnë është perfurzion, sorum me uji fiziologjik. Sorumi nuk është i domosdoshëm madje është tarumatik për fëmijën”.

Një tjetër shqetësim që shfaqet është edhe viroza e udhetarit dhe kjo prek kryesisht fëmijët e emigrantëve të huaj apo turistëve.

“Viroza e udhëtarit shoqërohet kryeisht me diarre dhe të vjella me problem gastrointestinal, kjo gjë vjen më shumë për personat që vinë nga jahstë për shkak të ndryshimit të klimës të vendit dhe të temparaturave. Nga ka komplikacione të rënda por duhet patur kujdes nga dehidrimi”.

Mjekja shprehet se kujdesi më i madh duhet për fëmijët në vitin e parë të jetës, ndaj për çdo problem prindërit duhet ti drejtohen mjektu pediatër.

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbim mjekësor si pasojë e problemeve nga temperaturat e larta duhet të drejtohen për të marrë ndihmën e parë pranë qendrave shëndetësore, ku funksionojnë edhe ekipet e rehidrimit.

Klan Plus

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!