Mjeku alternativ, Hysni Dankshi nuk ka munguar as këtë të enjte të ofrojë këshillat e tij në “ABC e Mëngjesit”. Këtë herë, ai është ndalur te gjakderdhja nga hundët për shkak të temperaturave të larta të verës.
Dankshi ka treguar disa metoda shumë të thjeshta që mund të realizohen në shtëpi për të ndaluar rrjedhjen e hundëve. Sakaq, ai ka theksuar se koka duhet mbajtur para, ndryshe nga se priren njerëzit për ta mbajtur pas.
“Kur ka 3 minuta ose 5 minuta hemorragji, ka metoda në shtëpi për parandalim, mund të vendosësh kallëpe akulli në hundë, pa u përkulur shumë, duke qendruar pa lëvizuar.
Ka metodë që merret dy lugë kafeje me lëng limoni, i përzien dhe i pi, kështu parandalon hemorragjinë.
Ka dhe një bimë që quhet shtrapi, merren gjethet dhe me to e parandalon gjakun, e vendos me tampon.
Një metodë tjetër është që merret pluhuri i lëvozhgave të vezëve dhe me të.
Po ashtu dhe me një bimë që njihet si bishtat e kalit dhe me pluhurin e saj e ndalon hemorragjinë. Kjo bën mirë dhe për veshkat”, tha ndër të tjera mjeku alternativ./abcnews.al