Temperaturat e larta/ Humbin jetën pesë turistë në Greqi, tre persona rezultojnë të zhdukur

schedule13:58 - 18 Qershor, 2024

schedule 13:58 - 18 Qershor, 2024

Kërkimi për turistët e zhdukur në Greqi është intensifikuar pasi temperaturat rriten në nivele kërcënuese për shëndetin. Vendasit në Greqi po paralajmërojnë turistët të mos e nënvlerësojnë vapën ekstreme, pasi një amerikan u bë turisti i pestë që u gjet i vdekur që nga fillimi i sezonit.

Trupi i tij i pajetë u gjet të dielën, raporton Independent.

Aktualisht, ekipet e kërkimit po kërkojnë në ishujt Sikinos dhe Amorgos për dy gra franceze dhe një burrë amerikan që u zhdukën javën e kaluar.

Kryebashkiaku i Sikinos tha se kërkimet për dy shtetaset franceze, të moshës 73 dhe 64 vjeçe, ishin “intensifikuar” pasi ato u zhdukën pasi shkuan në një shëtitje të premten.

Ne kemi qenë jashtë gjatë gjithë mëngjesit duke kërkuar,” tha ai. “Vullnetarët nga Santorini erdhën, zjarrfikësit, policia, një qen i trajnuar posaçërisht kërkuan, por terreni është shkëmbor dhe plot lugina”. “Përpjekjet ishin të mëdha, por zona ku ato u zhdukën është e vështirë për t’u kërkuar dhe, për fat të keq, ne ende nuk i kemi gjetur,” shtoi ai.

Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!