Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Temperaturat do të ulen, sinoptikanët tregojnë si ndryshon moti

schedule15:23 - 20 Shkurt, 2020

schedule 15:23 - 20 Shkurt, 2020

Vendi ynë pritet që gjatë mbrëmjes së sotme dhe gjatë së premtes pritet që të përfshihet nga një mot i kthjellët dhe pa reshje.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se përgjithësisht, do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

Sipas sinoptikanëve era, do të fryjë nga kuadrati i veriut, mesatare dhe në bregdet e zonat luginore hera herës e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4 ballë.

Temperaturat, të cilat do të vijnë në rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit, do të sjellin ngrica përgjatë akseve rrugore deri në zonat e ulëta.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -6ºC deri në 9ºC

zonat e ulëta -2ºC deri në 16ºC

zonat bregdetare 1ºC deri në 16ºC./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!