Kthjellimet do të dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore juglindore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar momente te shkurtra me shira.
Sipas Meteoalb edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim 2 – 3 ballë.
Kosovë
Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasoj kthjellimet do të jenë dominuese gjatë gjithë paradites por orët
e pasdites do të sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin e Kosovës, më të theksuara në ekstremin verior por mundësia për reshje është thuajse zero.
Maqedonia e Veriut
Moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta karakterizojnë kushtet atmosferike në të gjithë MV deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë MV por duke sjellë momente me pika shiu në zonat kufitare me Shqipërinë.
Rajoni dhe Europa
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë me mot të qëndrueshëm ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante.
Po-ashtu nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta paraqitet gadishulli Iberik ndërsa Europa veriore, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi karakterizohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu, herë pas herë dhe stuhi të forta ere.
/abcnews.al/