Temperatura të larta për një pjesë të territorit, si parashikohet moti sot

schedule08:40 - 9 Maj, 2020

schedule 08:40 - 9 Maj, 2020

Sipas MeteoAlb edhe sot do të vijojmë të mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë në territorin shqiptar kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat përgjatë kufirit Lindor por diell dhe temperatura relativisht të larta për ultësirën Perëndimore.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë./abcnews.al