SHQIPËRI- Kthjellimet do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e vendit gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites, do të sjellin shtim të vranësirave në zonat
malore përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar shira, ku herë pas here do të jenë në formë rrebeshi.
Në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në të githë vendin.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojë kostante në mëngjes, por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi lindor./abcnews.al