Temperatura, tavolinat 2 metra distancë dhe maskë! Zbulohet protokolli për hapjen e lokaleve

schedule14:53 - 27 Shtator, 2020

schedule 14:53 - 27 Shtator, 2020

Komiteti Teknik i Ekspertëve miratoi protokollet e sigurisë për hapjen e bareve, restoranteve dhe pishinave në ambientet e mbyllura. Këto subjekte do të duhet të zbatojnë rregullat anti-COVID për t’u lejuar të ushtrojnë aktivitetin edhe në ambientet e brendshme.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon bizneset të respektojnë protokollet e vendosura. “Çdo shkelje do të konsiderohet cenim i shëndetit të qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas rregullave në fuqi. Kujtojmë se, vijojnë të mos lejohen aktivitetet e lounge-bar dhe klubeve të natës, disko etj. sipas legjislacionit në fuqi” thotë ministria e Shëndetësisë.

Por cfarë parashikon protokolli?

Administratori i lokalit dhe restorantit cdo ditë duhet të bëjë vlerësimin gjendjes shëndetësore të punonjësve për simptomat e Covid-19 dhe nëse ka dyshime lajmërohet 127 dhe largohen nga puna. Asnjë punonjës nuk lejohet të futet në punë nëse është me temperaturë 37.5. Punonjësi përpara se të paraqitet për të marrë detyrën duhet të deklarojë nëse ka pasur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar me Covid.

Në hyrje të lokalit apo restorantit vendoset higjienizues, distanca 2 metra mes tavolinave dhe shenjat vizuale në dysheme. Hapja e lokaleve dhe restoranteve në ambientetet e brendshme do të bëhet nga 1 Tetori. Klubet e natës, pub-et si dhe diskot do të vijojnë që të qëndrojnë mbyllur. db/Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!