Temperatura rekord në SHBA

schedule12:07 - 20 Korrik, 2019

schedule 12:07 - 20 Korrik, 2019

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada do të përfshihen nga temperaturat e larta duke bërë që rreth 200 milion persona të preken nga vala e të nxehtit. Në Kanada priten dhe stuhi të forta për shkak të lagështirës.

Janë rreth 200 milion personat e prekur nga i nxehti i jashtëzakonshmë që ka vënë në gjendje alarmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Miduest në bregun lindor, dhe një pjesë të Kanadasë. Parashikohen temperatura rreth 40 gradë, por do të ndjehen më shumë si pasojë e lagështirës së madhe. Nju Jork shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, por në rrezik janë edhe qytetet kryesore në very lindje të vemdit si: Boston, Filadelfia, Baltimore, Uashington.

Fundjavë është përvëluese në të gjithë bregun lindor të shteteve të bashkuara të amerikës dhe në disa zona të Kanadasë ku vala e të nxehtit konsiderohet si e paprecedentë.

Qyteti i Nju Jork anuloi një sërë aktivitetesh pikërisht për shkak të temperaturave të larta.

Kryebashkiaku De Blazio urdhëroi pronarët e ndërtesave dhe zyrave që të rregullojnë kondicionerët jo mmë shumë se 26 gradë deri të dielën për të kursyer energji elektrike.

Ai konfirmoi dhe hapjen e e 500 qendrave rifreskimi në qytet. Masa të ngjashme janë marrë dhe në Ditroit dhe në qytete të tjera.

Në Kanada, gjendja e alarmit ka përfshirë Kuebek, Ontario dhe në Skocinë e re. në Toronto temperature ka shkuar deri në 40 gradë dhe pikërisht për shkak  të lagështirës parashikohen stuhi  të forta.

Në Montreal temperatura e kaloi 45 gradë Celsius. Në fillim të javës temperaturat do të shënojnë një ndryshim dramatik, duke rënë në mënyrë të ndjeshme./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!