Temperatura nën zero dhe vranësira në gjithë Shqipërinë, si parashikohet moti sot

schedule07:20 - 18 Janar, 2022

schedule 07:20 - 18 Janar, 2022

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të diktojnë kushtet e motit në vend, duke bërë që të ketë kryesisht kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme.

Më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe qendrore.

Sipas MeteoAlb orët vijuese mbeten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi veri – verilindor për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë 4 ballë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!