SHQIPËRI – Sipas MeteoAlb orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin, grumbullim të vranësirave në zonat veriore si edhe zonat përgjatë shtrirjes lindore duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe dhe breshër në zona të izoluara. Ndërkohë; orët e vona të natës sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjes, por mesdita ruan vlera konstante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 17°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 39°C vlera më e lartë që do të shënohet në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.
KOSOVA– Republika e Kosovës gjatë paradites do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, ndërsa, orët e pasdites do të sjellin shtim të vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriperëndimore dhe verilindore megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera minimale deri në 35°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë paradite, por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht verior.
Maqedonia e Veriut – Territori i Maqedonisë së Veriut do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të territorit. Pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen më prezente në territor ku më të theksuara paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë, duke sjellë momente me pika shiu. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes POR mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera më e ulët deri në 39°C vlera më e lartë që do të shënohet në qytetin e Shkupit.
Ndërkohë era do të fryjë mesatare dhe e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent verior.
/abcnews.al