Temperatura deri në 39 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot

schedule07:29 - 7 Korrik, 2024

schedule 07:29 - 7 Korrik, 2024

Këtë të diel territori i Shqipërisë do të përfshihet nga moti nxehtë dhe i kthjellët. Sipas MeteoAlb, temperaturat priten të shkojnë deri në 38-39 gradë Celsius në qarkun e Beratit.

Shqipëri – Depërtimi i masave ajrore nga Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe të nxehtë, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 38-39 gradë Celsius pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova – Do të depërtojnë më thellë masat ajrore Afrikane në republikën e Kosovës, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovën ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veri – Veriperëndim por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 14°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 34°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit.

Era do të fryjë e lehtë paradite, por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut – Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta; do të mbizotërojnë edhe në republikën e Maqedonisë së Veriut, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë zonave në Jugore dhe Jugperëndimore të territorit. Ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të Maqedonisë së Veriut edhe pse vranësirat do të jenë të pranishme nuk priten reshje. Situata e motit do të vijojë stabël edhe gjatë natës Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale, por rriten ndjeshëm maksimumet duke u luhatur nga 14°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare, në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!