Temperatura deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

schedule07:16 - 21 Qershor, 2021

schedule 07:16 - 21 Qershor, 2021

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta, KU më të dukshme vranësirat do jenë në skajin verior, aty ku gjatë mesditës vranësirat zhvillohen duke sjellë shira afatshkurtër dhe të izoluar.

Ndersa gjithë pjesa tjetër e territorit shqiptar do të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por rritje me të paktën 2 gradë sjellin orët e mesditës DUKE shënuar vlerat minimale dhe maksimale 13°C deri në 37°C.

Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Deri në mesditë moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por pas mesditës vranësirat shtohen në territorin e kosovës duke gjeneruar rrebeshe shiu, shoqëruar me ministuhi lokale breshëri. POR mbrëmja largon vransirat duke ri-kthyer motin e qëndrueshëm.

Maqedonia e Veriut

Paraditja mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Por gjatë mesditës dhe pasdites do ketë shpeshtim të vranësirave në zonat Veriore duke rrezikuar shira afatshkurtër. Ndërsa mbrëmja largon vranësirat nga i gjithë vendi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!