Temperatura deri në -20 gradë, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm për rrugët

schedule12:48 - 25 Janar, 2022

schedule 12:48 - 25 Janar, 2022

Temperaturat deri në -20 gradë celsius kanë përfshirë vendin tonë prej dy ditësh duke sjellë probleme dhe prani të ngricave në shumë zona të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se temperaturat nën zero kanë sjellë ngrica në rrugë por fatmirësisht qarkullimi bëhet pa probleme në të gjithë akset kombëtare.

Sipas ARRSH-së qarkullimi me zinxhirë bëhet vetëm në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec për shkak të pranisë së borës dhe të akullit në rrugë.

Gjithashtu bëhet apel të gjithë drejtuesve të mjetëve që të respektojnë shpejtësinë në rrugë dhe të mos lëvizin pa  goma dimërore dhe zinxhirë.

“Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0°C  në të gjithë vendin, në zonat malore kanë arritur deri në -20°C 🧊 pa krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve.

Kontraktorët me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren🦺 kanë bërë shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat .

Në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi bëhet me zinxhirë, po punohet për pastrimin nga dëbora.

Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore 🚦të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH./abcnews.al