Telushi: Tirana? Ushtria e kuqe nuk ka pyetur as për Amerikën!

schedule22:46 - 29 Shtator, 2019

schedule 22:46 - 29 Shtator, 2019

Mesfushori i Partizanit, Bruno Telushi, u aktivizua nga stoli në takimin derbi përballë Tiranës. “Demat” triumfuan 1-2 dhe pas kësaj sfide, Telushi tha:

“Kemi pasur disa javë jo të mira. Këta javë që kemi përgatitur derbin kemi qenë shumë të qetë. Çunat kanë bërë një ndeshje shumë të mirë. Ushtria e kuqe ka qenë më e fortë se Rusia dhe Amerika. I referohem fjalëve të futbollistëve të Tiranës.

Personalisht nuk kam qenë në nivelin tim. Derbin e presim si ndeshje radhe. Kjo na jep qetësi, nuk e shikojmë me emocion. Nuk ngarkohemi shumë që të demoralizohemi. Jemi të qetë dhe kaq. E ndryshuam në Kupat e Europës skemën dhe bëmë 2 ndeshje të mira, menduam të vazhdonim me atë. Më vonë patëm disa probleme dhe e bëmë përsëri me 4. Personalisht mendoj që skuadra përshtatet më mirë me 4.

Për pjesën e konkurrencës, unë jam Telushi dhe nuk e ndjej fare konkurrencën, ai të japë maksimumin dhe t’i shërbejë ekipit. Penalltia e pretenduar nga Tirana nuk ishte, kontakte ka në futboll se nuk është balet. Ishte thjesht një duel. Hasani bie kur i largohet topi”, u shpreh mesfushori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!