Teliti: Qeveria nuk ka bilanc të dëmeve, konferenca e Donatorëve në Bruksel mund të dështojë

schedule16:49 - 27 Janar, 2020

schedule 16:49 - 27 Janar, 2020

Drejtorit i kabinetit në Partinë Demokratike, Dorian Teliti nga studio e ABC News është shprehur se qeveria akoma nuk ka një bilanc të qartë të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Teliti ka thënë ndër të tjera se mungesa e një bilanci final i dëmeve mund të çojë edhe në dështimin e konferencës së Donatorëve me 17 shkurt në Bruksel.

“Nuk jemi vendi i parë që na bie tërmeti pasi dhe shumë vende të tjera e kanë përjetuar. Por ne na mungojnë vlerësimi i dëmeve. Akoma kryeministri, ministri dhe zv ministri nuk ka një vlerësim final vlerësimi. Të përballesh me ngritjen e një strategjie që duhet të bëhet dhe duhet të jemi të lumtur që qeveria ka zgjedhur Bankën Botërore etj, por nuk ka sot një shifër flet në mënyrë të përgjithshme. Por nuk ëhstë bërë asnjë vlerësim përfundimtar por në muajin shkurt kur kryeministri të kërkojë në shkurt donatorëve do të gjendet përballë pyetje se sa janë dëmet, kjo përgjigje mungon dhe kjo do të shënohet minus në hapjen e negociata dhe mendoj se konferenca me 17 shkurt për mendim tim do të dështpojë dhe do të detyrohen që të bëhet një tjetër për të përcaktuar dëmet”, ka thënë ai.

Gjithashtu në studion e abcnews.al me Endri Xhafon, Teliti ka deklaruar se vendi është në një situatë të jashtëzakonshme dhe për këtë duhej që qeveria të mos bënte pushim, por të bënte bilancin final të dëmeve.

“Vlerësim i parë dhe inspektim i thelluar a janë të mjaftueshëm për përmarsat e dëmeve. Vlerësimi i parë bënte kategorizimin e banesave nga 1 deri tek 5 bënte një vlerësim shumë të shpejtë, por kjo nuk përkthehet në një kosto financiare vlerësimi që është bërë. Është bërë në fillim një vlerësim paraprak që ishte me të vërtete shumë i nevojshëm pasi përmes tij u bë dhe vlerësimi i banesave për të siguruar nëse janë ose jo të banueshme, por tashmë e nevoshme është që ekspertët duhet të kishin një raport final për dëmet e shkaktuara,”eshte shprehur ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!