Kylian Mbappe dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë në qendër të zërave të merkatos. Për sulmuesin e PSg Real Madrid ka bërë një ofertë 160 milion euro që është refuzuar.
Së fundmi El Chiringuito shkruan se Reali do të bëjë një tjetër ofertë, 170 milion euro plus 10 milion euro të tjera bonuse. Media spanjolle thekson se kjo do jetë oferta e tyre e fundit për Mbappe.
Presidenti i PSG, Nasser Al Khelaifi, është “ngacmuar” së fundmi për Mbappe dhe ka deklaruar: “Unë kam qenë shumë i qartë, ne kemi qenë shumë të qartë. Qëndrimi i klubit është i qartë. Nuk do ta ndryshojmë apo ta përsërisim”.
Me pak fjalë, qëndrimi është ai i Leonardos një ditë më parë. PSG nuk e lëshon për më pak se e ka blerë nga Monaco. BeIn Sport e ka pyetur edhe në lidhje me Cristiano Ronaldon: “As nuk është diskutuar te ne të firmosim me Cristianon”. / abcnews.al