Telenovela Lautaro Martinez vazhdon. Muajt e fundit është folur shumë për të ardhmen e sulmuesit të Interit, ku gjithmonë është përfolur për një kalim të tij tek Barcelona. E vetmja gjë që po e pengon transferimin e argjetinasit në Katalonjë është klauzola e tij e lartë, plot 111 milionë euro.
Kjo shifë cilësohet shumë e lartë nga drejtuesit katalanas dhe ata po tregohen të duruar. Katalanasit ende shpresojnë se do të arrijnë një marëveshje me zikaltrit. Ndërkohë presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu, e ka hequr vëmendjen nga Merkato duke deklaruar se klubi i tij do të fokusohet aty vetëm pas përfundimit të sezonit.
Nga ana tjetër drejtori sportiv i Interit, Giuseppe Marotta, ka deklaruar se ata nuk i shesin kampionët si dhe nuk vendosin askënd në merkato nëse nuk dëshiron të largohet nga skuadra. 22-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Interit, ku numëron 37 ndeshje në të gjithë kompeticonet dhe ka shënuar plot 17 gola. /abcnews.al

