“Telefonin e saj e hodha në një pusetë, trupin…”/ Ish-i dashuri i studentes shqiptare pranon krimin, ja çfarë deklaroi në polici

schedule13:26 - 2 Prill, 2025

schedule 13:26 - 2 Prill, 2025

Trupi i studentes 22-vjeçare me origjinë shqiptare e zhdukur që prej 25 marsit në Romë në zonën Furio Camillo, Ilaria Sula, u gjet mëngjesin e sotëm në një valixhe të mbyllur të hedhur në një shkëmb në rrugë. Kanë qenë disa vizitorë në një zonë pyjore në Poli, të cilët e kanë pikasur dhe kanë lajmëruar policinë.

Ish-i dashuri i saj, Mark Antony Samson, ka pranuar krimin dhe ka rrëfyer se e ka vrarë ai 22 vjecares shqiptare.

“Unë e hodha telefonin e saj në një puset në Romë dhe e ngarkova trupin e pajetë në një makinë dhe e çova në Poli”. – ka thnë Mark Antony Samson, studenti 22-vjeçar i Sapienzës nga një familje filipinase, por i lindur në Itali, për prokuroren Maria Perna që po e dëgjon në këto orë në komisariat me hetuesit celularë.

Mediat italiane raportojnë se ai e ka vrarë vajzën duke e goditur me thikë në një apartament në kryeqytet dhe më pas ka hequr qafe trupin pasi e ka mbyllur në një valixhe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!