Teleferiku i Sarajevës rifillon punën pas 26 vitesh

schedule08:55 - 9 Prill, 2018

schedule 08:55 - 9 Prill, 2018

Teleferiku i Sarajevës, që bashkon nga ajri pjesën boshnjake me atë serbe të qytetit, rifillon punën pas 26 vitesh. Pas shumë vitesh në harresë, ai u bë funskional në sajë të investimit të një filantropi holandez.

Sarajeva është qytet me kodra. Këtu në lagjen Bistrik ka qenë stacioni i parë i teleferikut gjatë zhvillimit më të madh të kryeqytetit boshnjak.

Emina Užičanin, ka qenë e vogël kur ka udhëtuar me të në majat e qytetit. Ajo tani është specialiste e burimeve njerëzore.

Bashkë me të birin dhe të bijën afër shtëpisë së tyre shëtisin 135do ditë për të parë arritjet e punimeve.

Emina Užičanin, banore e Sarajevës: “Ndjehem sikur jam edhe një herë 10 vjec dhe shoh të bijën time këtu, është si deja vu”.

Vitit 1992. Fillimi i luftës i bëri kodrat e Sarajevës pika shtetërrëthimi. Zhvillimi i qytetit ndaloi. Mikpritësi i Olimpiadës Dimërorë të vitit 1984 i solli shpresë për qytet evropian. Lufta rrënoi shumë gjëra dhe infrastrukturën. Në shëtitoren historike të Sarajevës aty tani turistët janë kthyer si asnjëherë më parë.

Për Eminën që shpalos kujtesën, fillimi i teleferikut sjell kujtime të përziera.

Emina Užičanin, banore e Sarajevës: “Është e vështirë të thuhet se si do të jetë pasi shumica e njerëzve që kanë qenë me mua atje kur shkonim dikur kanë vdekur në luftë dhe se di si do të ndjehem”. 

Një biznismen dhe filantrop me origjinë holandeze e ka bashkëshorten nga Sarajeva. I dhuroi qytetit 7 milionë euro për historinë e dashurisë.

Edmond Hoffmann, Filantrop: “Kjo sjell fat dhe për mua është me rëndësi që lidh dy pjesë që luftuan me njëri-tjetrin, boshnjakët dhe serbët”.

Sarajevës i kthehet pak shpirt. Emina dhe fëmijët e saj janë ndër të parët në udhëtimin testues. Ajo do ta shikojë edhe një herë Sarajevën nga qielli.

Emina Užičanin, banore e Sarajevës:Është e çuditshme dhe e mirë si ndjenjë. Shpresoj që për fëmijët e mi të mos ketë më shkëputje në jetë, por kjo të jetë për ta përgjithmonë”.

Si për shaka sarajevasit thonë se historia e Sizifit ka nisur në kodrat e këtij qyteti. Festa fillon edhe zyrtarisht në ditën e fillimit të luftërave. Sarajevas shpresojnë se ky teleferik do të ngris një shpresë për jetë.

Gazetar: Idro Seferi

Operatore: Melisa Muhtari

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!