“Teknologjia i merr ‘fronin’ mjekësisë”, eksperti: Ka vende pune dhe paga të larta. Pse ka interes të shtuar për zanatet?

schedule14:34 - 6 Shtator, 2023

schedule 14:34 - 6 Shtator, 2023

 

Erion Muça, ekspert për çështjet e punësimit ka qenë i ftuar në një lidhje live me emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ku fillimisht foli për trendin e degëve  që po zgjedhin studentët vitet e fundit.

Ai tha se programet e teknologjisë mbajnë vendin  e parë, duke rrëzuar kështu nga froni mjekësinë, ndërsa 3-shen e parë e plotësojnë programet e inxhinierisë dhe arkitekturës pasi këto të fundit vazhdojnë të gëzojnë një status të privilegjuar.

Ka të paktën 5 vite ku këto 3 fusha po mbajnë “pole position” sa i përket preferencës së maturantëve.

Këto po zëvendësojnë njëra-tjetrën vit pas viti. Mjekësia zbret në vendin e dytë të preferencave dhe vendi i parë të mbahet nga teknologjia.

Teknologjia ka pagat më të larta për një student të ri, i cili akoma mund të mos jetë diplomuar.

Profesionet si inxhinierit dhe arkitektura janë të kërkuara, duke pasur një status të privilegjuar, kanë ruajtur statusin e tyre, si degë të vështira, por që më pas gëzon një prestigj.

Në të paktë  3 vitet e fundit, orientimet e qeverisë kanë qenë drejt infrastrukturës, drejt ndërtimit, që kërkojnë njëkohësisht edhe profesionistë” tha eksperti.

Muça tha se treguesit janë optimistë për një punësim të sigurtë të studentëve që mbarojnë një nga 3 degët e lartë përmendura.

Sa i përket punësimit të sigurtët, në mund të flasim për shanse të shtuara. Sepse punësimi i sigurt vjen mes një përshtatje mes  cilësinë së studentëve dhe kërkesës.

Treguesit janë shumë optimist, që shumë prej të rinjve që kanë aksesuar shkollën e lartë, ku janë futur në fushën e teknologjisë kanë filluar të punojnë që në vitin e parë të shkollës dhe kur janë diplomuar ka arritur një nivel të kënaqur.

Sot jemi në erën e inteligjencës artificiale, tanimë kërkesa për këta profesionistë është shumë e lartë dhe tregu i përqafon.

Në Shqipëri ka nevojë urgjente për forcë punëtore, që lidhet me arsimin profesional, por edhe me punëtorë me arsim fillore, që i mjafton një trajnim i shkurtër” shtoi ai.

Në lidhje me integrimin  e të rinjve të diplomuar në punë, eksperti tha se kjo do duhet të nisë që me herët.

Sipas tij duhet të përforcohet mekanizmi i identifikimit të prirjeve dhe talenteve që kanë të rinjve që në shkollë fillore dhe më pas ta shoqërojë në shkollën e mesme dhe kur të aksesojë universitetin ta dijë se kush do të jetë profesioni i tyre.

Në fund sipas tij duhet të funksionojë sistemi i meritokracisë.

Për mendimin tim së pari duhet të forcohet mekanizmi i identifikimit të prirjeve tek të rinjtë kjo gjë më pas ti shoqërojë në shkollën e mesme dhe kur të aksesojë universitetin të dinë se kush do të jetë profesioni i tyre i nesër .

Në momentin që kjo seri e parandalimit të situatës nuk funksionon, momentalisht kërkohet një ofertë unike kombëtare me qëllim koordimi të shkollave të mesme me universitet, mbi atë që ka nevojë tregu i punës” shtoi ai.

Sa i përket arsimit profesional, Muça tha se kërkesat më të shumta janë në industrinë e turizmit, hotelerisë dhe kulinarisë.

Po ashtu ai theksoi se një kërkesë të larta ka edhe për kamarierë e banakierë, që në Shqipëri nuk i quajnë as zanate të mirëfillta.

Në fakt janë shërbimet, kërkesat më të larta janë në fushën e industrisë së turizmit ,hoteleria dhe kulinaria.

Kërkesa të lartë ka edhe për specialistë të mesëm, që janë në fushën e guzhinës, apo teknologjisë së informacionit, por edhe në disa fusha tjera specifike që në Shqipëri nuk konsiderohen si zanate të mirëfillta, siç është kamarieri apo banakieri” përfundoi Muça.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!