Teknika e re e matjes së antitrupave të COVID-19, vetëm në “Alnet”

schedule16:14 - 6 Gusht, 2021

schedule 16:14 - 6 Gusht, 2021

Metoda më e fundit për matjen e antitrupave të Covid 19, Anti Sars – Cov 2 Spike, është testi serologjik më i rekomanduar nga specialistët e shëndetit.

Kjo për shkak se protein Spike, i jep një pamje të veçantë virusit dhe më specifike. Mjekja e laboratorit “Alnet” Marsela Haruni, tregon risitë e këtij testimi.

“Testi i zhvilluar më së fundmi është Anti Sars – Cov 2 Spike. Është një semikuantitative dhe shërben për matjen e antitrupave Sars – Cov 2 kundrejt proteinës Spike dhe receptor Bide domein. Këta antitrupa shfaqen në gjak disa ditë pas fillimit të infeksionit dhe nuk dihet se sa është kohëzgjatja e tyre në organizëm. Do të sugjeroja që të gjithë pacientët të kryenin testin Anti Sars – Cov 2 Spike paso është testi i përzgjedhur si në personat që janë vaksinuar si në personat që e kanë kaluar sëmundjen në mënyrë natyrale”, sqaron mjekja.

Mjekja thotë se edhe vaksinat e aplikuara në Shqipëri, përdoret testi Anti Sars Cov 2 S, për të bërë matjen e antitrupave.

“Për të gjitha vaksinat e përdorura në Shqipëri, testi i përzgjedhur serologjik është Anti Sars – Cov 2 Spike, pavarësisht nga metodologjia e prodhimit të këtyre vaksinave. Rekomandohet që ky test serologjik të kryhet dy javë pas dozës së dytë”, thotë më tej ajo.

Në laboratorin “Alnet”, pjesë e rrjetit të Spitalit Amerikan, mund ta aplikoni testin serologjik Anti Sars Cov 2 S. Përgjigja merret brenda 24 orëve./abcnews.al/