Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka përmbyllur vizitën në Japoni me një takim me komunitetin shqiptar në Tokio.
Ndërsa ka publikuar foto nga takimi, kryebashkiaku Veliaj nënvizon rolin kyç që ka komuniteti shqiptar atje në forcimin e lidhjes mes dy vendeve.
“Në mbyllje të vizitës së shkurtër ne Tokio, një përqafim me komunitetin ne Japoni, modest ne numra por kyç për forcimin e lidhjeve! Shume mirënjohje Amb. @gjergjT dhe misionit tone @AlEmbassyJapan për punën e palodhur e te përkushtuar prej vitesh”, shkruan Veliaj në rrjetin social X.
Gjatë vizitës në Japoni Veliaj promovoi Zonën e Lirë Ekonomike “TEDA Tirana”, për kompanitë japoneze në fushën e teknologjisë gjatë samitit të Teknologjisë në Tokio, ndërkohë që është takuar me përfaqësues të shtetit si kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike duke theksuar se marrëdhëniet e mira që janë do të fuqizohen edhe më tej.
Ne mbylllje te vizites se shkurter ne Tokio, nje perqafim me komunitetin ?? ne Japoni, modest ne numra por kyç per forcimin e lidhjeve! Shume mirenjohje Amb. @gjergjT dhe misionit tone @AlEmbassyJapan per punen e palodhur e te perkushtuar prej vitesh! pic.twitter.com/pSRYhb9Jiq
— Erion Veliaj #B40Presidency ???? (@erionveliaj) May 19, 2024
/abcnews.al