Ted Kaczynski, i njohur ndryshe si Unabomber, është gjetur i vdekur në qeli. 81-vjeçari vrau tre persona dhe plagosi 23 të tjerë gjatë një bombardimi masiv me postë mes viteve 1978 dhe 1995.
Ai më vonë u deklarua fajtor për krimet e kryera. Kaczynski u dënua me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht në 1996 pasi iu shmang kapjes për gati 20 vjet.
Kaczynski i kaloi tre dekadat e fundit i mbyllur në burgje në të gjithë SHBA-në, së fundmi në Qendrën Mjekësore Federale në Butner, Karolina e Veriut.
Rojet e burgut në objekt zbuluan trupin e tw moshuarit të shtunën në mëngjes rreth orës 00:25 me orën lokale, tha për BBC një zëdhënës i Byrosë së Burgjeve të SHBA.
Shkaku i vdekjes nuk dihet ende.
/abcnews.al