Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë zhvilloi një komunikim me gazetarët.
Gjatë fjalës së saj Balluku u ndal edhe tek TEC-i i Vlorës, për të cilën tha se qeveria ka në plan të vënies në punë të këtij TECI, ndërsa nënvizoi se shteti shqiptar ka qenë i detyruar të paguajë një kredi të marrë më herët, duke akuzuar qeveritë e mëparshme për gabimet pasojat e të cilave kanë sjellë edhe humbje të një produkti të rëndësishëm si energjia.
“Qeveria ka në plan që të vërë në punë Teci-n e Vlorës. Është punuar në mënyrë intensive edhe me bashkëpunëtorët tanë. TEC i Vlorës pritet të vihet në funksion. Ky TEC nuk ishte ndezur asnjë ditë, dhe shteti shqiptar ka qenë i detyruar të paguajë një kredi të marrë. Por ne mësojmë nga gabimet e qeverive të shkuara, kemi pasur 45 % humbje të prodhimit të një produkti të çmuar si energjia.
/abcnews.al/