TEC-et lundruese në Vlorë, Rama: Është e vështirë t’i gjesh në kohë krize, janë këtu si rezultat i punës diplomatike

schedule14:46 - 17 Shtator, 2022

schedule 14:46 - 17 Shtator, 2022

Gjatë bashkëbisedimit online me gazetarët dhe qytetarët, kryeministri Edi Rama foli dhe për dy TEC-et lundruese që kanë ardhur në Vlorë, nga një kompani e huaj për prodhimin e energjisë elektrike.

Kryeministri tha se dy termocentralet lundruese që janë sot në gjirin e Vlorës, do të fillojnë prodhimin më 1 janar. Sipas tij është e vështirë që në kushtet e krizës të gjesh struktura të tilla.

Rama: Çfarë nuk është thënë. Jo vijnë nga Bangladeshi, jo do të helmojnë Vlorën, jo ku di unë se çfarë. E vërteta është që ato kanë ardhur sepse janë pronë e kompanisë amerikane “Excelerate Energy”.

Me këtë kompani ne kemi projektin e transformimit të TEC-it të famshëm të Vlorës, i cili prej vitesh u ndërtua, u shpenzuan shumë miliona dhe nuk u ndez kurrë, u la një gërmadhë që nuk i afrohej dot njeri në një burim energji me gaz të lëngshëm. Do të kemi 100 megawatt plus në fund të vitit 2023 dhe 200 të tjera plus, domethënë 300 megawatt do të prodhojë vetëm ai termocentral.

Ato nuk kanë ardhur këtu si rrënoja, por kanë ardhur këtu si rezultat i një punë të jashtëzakonshëm, diplomatike deri në nivelet më të larta. të gjesh sot në kushte e krizës struktura të tilla është e pamundur. Nevojë kanë të gjithë dhe struktura të tilla janë pak.

Kryeministri shtoi se kompania, të tilla struktura ka vendosur në Manhatan dhe Berlin. Sipas tij nuk jemi në kushtet kur kanë ardhur disa teneqe që dikush i ka sjellë këtu, por në kushtet kur kemi shtuar fuqi energjitike për vendin tonë. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!